Nga Çdo Risk Ligjor
Si Funksionon
#Na Kontaktoni
Takimi i parë shërben për të diskutuar si funksionon biznesi juaj, për të kuptuar problemin tuaj dhe për të ofruar një përgjigje paraprake të zgjidhjes ligjore.
#Studim & Rishikim
Ne studiojmë dhe rishikojmë ligjet përkatëse që kanë të bëjnë me çështjen tuaj ligjore. Kjo përfshin identifikimin e akteve nënligjore, vendimeve gjyqësore dhe udhëzimeve që mund të ndikojnë në rastin tuaj.
#Strategjia Ligjore
Pasi të përfundojë studimi dhe rishikimi,
ne ju ofrojmë këshillim dhe strategjinë tonë që ju të jeni të mbrojtur nga çdo konflikt i mundshëm ligjor.
#Zgjidhja
Ne hartojmë dhe sigurohemi që kontratat tuaja të jenë në përputhje me ligjin.

Drejtojmë biznesin tuaj
Ne e kuptojmë se fillimi dhe drejtimi i një biznesi mund të jetë i vështirë, dhe kjo është arsyeja pse jemi këtu për të ndihmuar. Shërbimet tona ligjore përfshijnë themelimin e shoqërisë, hartimin dhe rishikimin e kontratave, mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe blerjen & shitjen e kompanive. Ne jemi të specializuar në teknologjitë e reja dhe startup-et.
Tek Hashtag Lawyers, ne jemi më shumë sesa thjesht një studio ligjore. Ne jemi një partner për klientët tanë, ne kuptojmë se si funksionon biznesi dhe ofrojmë këshilla dhe udhëzime për t'i ndihmuar ata të marrin vendimet më të mira. Ne punojmë ngushtë me klientët tanë për të kuptuar nevojat e tyre unike dhe për të përshtatur shërbimet tona për përmbushjen e këtyre nevojave.
Shërbimet tona
Shoqëritë Tregtare
Ne jemi të specializuar në të drejtën e shoqërive tregtare dhe ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh duke përfshirë themelimin e shoqërive, hartimin e vendimeve të asamblesë së ortakëve, taksat, blerjet & shitjet e kompanive si dhe financimin e këtyre të fundit.
Teknologji
Ekipi ynë ofron këshillim në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, pronësinë intelektuale, marrëveshjet e IT-së dhe rregullimin e platformave online. Ne gjithashtu ndihmojmë kompanitë ose individët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e aseteve digjitale (kriptomonedha dhe kompani të këmbimit valutor të kriptomonedhave).
Shërbime Financiare & Sigurime
Ne ndihmojmë biznesin tuaj në të drejtën bankare, shërbimet e pagesave dhe ligjin e sigurimeve. Ne ndihmojmë institucionet financiare dhe kompanitë e sigurimeve të zhvillojnë biznesin e tyre në përputhje me ligjin.
Ristrukturim ligjor
Ne punojmë ngushtë me ju për t'ju ndihmuar të ristrukturoni dhe organizoni kompaninë tuaj në mënyrë që të jeni më efikas në biznes dhe të mund të paguani më pak taksa. Ofrojmë shërbime në lidhje me ristrukturimin financiar, falimentimin, ndarjen e kompanisë dhe mosmarrëveshjet e detyrimeve financiare.
Ndërtim
Industria e ndërtimit përfshin shumë lloje të ndryshme kontratash, si ato për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, furnizimin me lëndët e para, nënkontraktorët dhe pajisjet e ndërtimit. Menaxhimi i këtyre kontratave dhe sigurimi që ato të përputhen me qëllimin e projektit është një aspekt i rëndësishëm që projekti të jetë i suksesshëm.
Publike
E drejta publike përfshin instrumente të ndryshme ligjore si marrëveshjet e Partneritetit Publik-Privat (PPP) dhe ofertat e tenderave që lejojnë ofrimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturës nga sektori privat. Ne kujdesemi për të gjitha procedurat në mënyrë profesionale.
Puna
Ne ndihmojmë në zbatimin e përgjegjësive të punëdhënësve dhe punëmarrësve në vendin e punës nëpërmjet termave dhe kushteve të një kontrate pune, e cila përshkruan të drejtat dhe detyrimet e secilës palë. Gjithashtu ne ofrojmë rishikimin e kontratave ekzistuese të punës për t'u siguruar që jeni në përputhje me ligjin.
Pronat
Shërbimet tona përfshijnë ndihmën e qiradhënësve dhe qiramarrësve për kontratat e qirasë, si dhe përfaqësimin e blerësve dhe shitësve në transaksionet e pasurive të paluajtshme.
Ne ndihmojmë edhe në konflikte që lidhen me pronën tuaj.
Praktikat Gjyqësore
Kjo praktikë, e cila është jashtëzakonisht e larmishme, mbulon çështjet civile, tregtare, të punës dhe penale, në të cilat avokatët tanë përfshihen rregullisht.
Ky shërbim shtrihet edhe në aspektet gjyqësore të një numri të madh procesesh administrative.
Keni nevojë për një krijim të suksesshëm për startup-in tuaj?
Ne ofrojmë mbështetje të plotë ligjore për startup-et duke përfshirë themelimin e shoqërisë dhe hartimin e tre kontratave, të gjitha në një paketë me një tarifë promocionale.
Tarifat
Shërbim sipas rastit
- Këshillim, konsultim & studim
- Vlerësim i biznesit
- Hartim i kontratave
- Rishikim i dokumenteve
Paketa Biznes (më e preferuara)
- Të gjitha në paketën e mëparshme
- 5 orë të përfshira
- 10 hr/month for 1000€
Paketa Enterprise
- Të gjitha në paketën Biznes
- Pa limit orar
- Kontroll mujor mbi pajtueshmërinë me ligjin
- Njoftim mbi ligjet e reja
Kontakto avokatët tanë tani
Ne ju ndihmojmë të mbroni interesat tuaja dhe të arrini qëllimet e biznesit tuaj. Plotësoni formularin tani dhe një nga avokatët tanë do t'ju kontaktojë së shpejti për të diskutuar se si mund t'ju ndihmojmë.
- Dërgoni e-mail 24/7 [email protected]
- Diskuto me ne +355699517504




